Çifti holandez “fluturon” nga motori, plagoset gruaja
Dy shtetas të huaj kishin dalë për turizëm malor në zonat përreth fshatit Kuç, por gjatë rrugës kanë pësuar aksident. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:40, në aksin rrugor Borsh-Kuç pranë vendit të quajtur “Qafa e Dërrasës”.
Dy shtetasit holandezë E.Z., 66 vjeç dhe L.C., 65 vjeçe, ishin duke udhëtuar me një mjet tip motor, si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj mjetit, kanë dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime në këmbë shtetasja L.C, (pasagjere), jashtë rrezikut për jetën.
E dëmtuara pas ndihmës së parë mjekësore të marrë në qendrën shëndetësore të fshatit Kuç, do transportohet drejt Spitalit Rajonal Vlorë për mjekim më të specializuar.
Po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me ngjarjen./tvklan,a