Kukësi dhe Skënderbeu marshojnë drejt titullit


Kukësi dhe Skënderbeu marshojnë drejt titullit

20:30 10/05/2017

Kukësi dhe Skënderbeu vijojnë rivalitetin për titullin kur kanë mbetur dhe 3 javë për të luajtur. Të dy ekipet fituan takimet e radhës edhe pse me rezultat minimal. Kukësi mundi 1 – 0 Flamurtarin në “Zeqir Ymeri”, duke marrë 3 pikë të tjera që ndihmojë në garën për titullin kampion. Goleadori Pejiç ishte shënuesi në këtë takim me një goditje standarde nga jashtë zonës.

Kjo fitore e çon ekipin në kuotën e 69 pikeve. Me të njëjtin rezultat  Skënderbeu mposhti Teutën në Durrës. Golin e shënoi Xhejms në fillimin e pjesës së parë. Të dy ekipet paten raste të tjera shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Teuta mbeti me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, pasi Musta u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Gavazajt.

Tirana kthehet te fitorja në kampionat pas 15 javësh mungesë. Bardheblutë mundën Korabin me rezultatin 2 – 0, duke marrë pikë të vlefshme për objektivin mbijetesë. Golat u shënuan në pjesën e dytë. Edhe dhe Taku realizuan për Tiranën. Korabi e mbylli sfidën me 9 futbollistë, pasi Jubani dhe Mziu u ndëshkuan me kartonë të kuq. Vllaznia mori 1 pikë të vuajtur me Luftëtarin në Shkodër.

Takimi i javës së 33 u mbyll në barazim 2 – 2. Kapiteni Shtubina shpëtoi shkodranët duke shënuar në kohën shtesë dhe shmangur humbjen e dytë radhazi.

Tv Klan






Të ngjashme