Juventus – Real Madrid, finalja e madhe e Championsit
Juventusi dhe Reali i Madridit do të përballen në finalen e Champions League më 3 qershor në Kardif.
Reali u kualifikua edhe pse humbi me rezultatin 2 – 1 sfidën e kthimit me Atletikon e Madridit.
Skuadra e Zidanit u favorizua nga fitorja 3 – 0 në gjysmë-finalen e parë.
Reali është në kërkim të trofeut të 12 të Champions në historinë e tij, ndërsa Juventus që eliminoi Monakon kërkon trofeun e tretë.
Këto ekipe janë përballur në finalen e vitit 1998 e fituar nga madrilenët./Tv Klan