Berisha-Ramës: Me 13 maj do të të duket çadra “Everest”


Berisha-Ramës: Me 13 maj do të të duket çadra “Everest”

15:30 11/05/2017 https://youtu.be/NDgi8dGvUig

Ish-kryeministri, Sali Berisha ftoi qytetarët e Tiranës të hapin dyert për të rinjtë që do i bashkohen nga mbarë vendi protestës së të shtunës. Berisha tha se marshimi i 13 majit do të jetë paqësor, por paralajmëroi kryeministrin Rama për deklaratat denigruese që sipas tij ka bërë ndaj mbështetësve të opozitës.

 “Mos i përçmo, mos përdor postin për t’i fyer dhe poshtëruar shqiptarët ngado qofshin, se të jesh i bindur që gjeja më e thjeshtë e tyre është të të japin atë që meriton në jo me pak se gjysmë ore. Të ftoj të rrish në atë dritare në 13 maj dhe të garantoj që në protestën e kemi paqësore, por një gjë të siguroj: Edvin çadra do të duket “Everest”.”

Një këshillë të dytë e pati sërish për pasardhësin e tij, të cilin e akuzoi si varrmihës të pluralizmit politik.

“Edvin ke marrë përsipër aktin më makabër në historinë e shqiptarëve, të behësh varrmihës i pluralizmit politik. Të bëj thirrje nëse të ka ngelur qoftë edhe sadopak mendje, hiq dorë nga kjo sipërmarrje. Nuk kane lindur kurrë ata që mund të varrosin pluralizmin politik.”

Ftesën për protestën e 13 majit e adresoi jo vetëm për shqiptarët brenda kufirit.

Berisha paralajmëroi se kryeministri  Rama ka gati një skenar për të ndalur të rinjtë që t’i bashkohen protestës së opozitës, duke organizuar ditën e shtunë piknikë me gjimnazistët në rrethe.

/Tv Klan

———

Berisha garanton: Protesta e 13 Majit do të jetë paqësore

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka garantuar sot se protesta e paralajmëruar e 13 Majit do të jetë paqësore, por ftoi kryeministrin Edi Rama të heqë dorë nga “akti më makabër në historinë e lirisë shqiptare”, siç i quajti ai zgjedhjet pa opozitën.

Edvin, ke marrë përsipër aktin më makabër në historinë e lirisë shqiptare, të bëhesh varrmihës i pluralizmit politik. Të bëj thirrje, nëse të ka nguluar qoftë sadopak arsye njerëzore, hiq dorë sa më parë nga kjo sipërmarrje. Nuk kanë lindur ata që mund të varrosin pluralizmin politik në Shqipëri.

Më tej ai e ftoi kryeministrin Rama që ditën e protestës të qëndrojë  në dritare të kryeministrisë, para së cilës do të zhvillohet protesta.

Të garantoj që ne protestën e kemi paqësore, por një gjë të siguroj: Edvin, çadra do të të duket Everest, atëherë do të shikosh se cila është çadra, do të tmerrohesh, se ne jemi të vendosur në protestën tonë paqësore.

Kryeministri Rama është shprehur i vendosur për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare në vend edhe pa pjesëmarrjen e opozitës së kryesuar nga Partia Demokratike, e cila kërkon shtyrje të zgjedhjeve dhe një qeveri teknike si garantuese për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të gjitha afatet për Regjistrime në KQZ kanë kaluar dhe opozita nuk është regjistruar, ndërkohë Partia Socialiste ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet 18 Qershorit.

Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të vijnë në Tiranë për mbrojtjen e votës së lirë.

Ta shndërrojmë 13 Majin në ditën e triumfit, në ditën e protestës më të fuqishme, më madhështore dhe më civile në historinë e protestave në Shqipëri.

U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert e tyre ndaj të gjithë njerëzve që do të vijnë në protestë,

” tha Berisha,

Ai akuzoi Ramën se i ka bërë Shqipërisë “

dëmin më të madh në historinë e saj pas Enver Hoxhës…Në të karter anët gazetat hapen me kanbistan, me drogë.Ti do të marrësh fundin që meriton! “

S’ke ndërtuar sot në katër vite, një kilometër rrugë të vetme, një shkollë të vetme, një ujësjellës apo kanalizim në mbarë vendin. Edi Rama është më antishqiptar se çdo shqiptar i gjallë sot mbi Tokë. Po aq anti-shqiptar sa baba i tij shpirtëror Enver Hoxha. Ai nuk lë rast pa shprehur urrejtjen, përçmimin, diskriminimin për veriun e Shqipërisë.

Ish-kryeministri tha se kryeministri Rama se në katër vite ka investuar në të gjithë rrethet e veriut sëbashku më pak se gjysmën e investimeve që ka investuar në një bashki të vetme në pjesët e tjera të vendit.

Ky përçarës kombëtar u  thotë ambasadorëve të huaj se unë kam futur këto horra dhe cuba në parlament se veriu tradicionalisht qeveriset nga njerëz të tillë. Horrat cubat janë morali yt dhe i familjes tënde.

Çdo shqiptar nga veriu, lindja, jugu, perëndimi, duhet të jetë krenar me atë shqipe që i mëson nëna e tij. Dhe atij mund t’i përqeshë dialektin vetëm ai që nuk është shqiptar”

, tha Berisha duke i bërë thirrje kryeministrit të mos i përçmojë.

Mos i përçmo! Mos përdor postin për t’i fyer dhe përçmuar qytetarët e vendit sepse të jesh i bindur se gjëja më e thjeshtë e tyre është të të japin atë që meriton në jo më shumë se gjysmë ore.”

/tvklan.al






Të ngjashme