Partizani i largohet titullit


Partizani i largohet titullit

22:40 11/05/2017

3 javë para përfundimit të kampionatit partizani u largua nga gara për titull. Barazimi pa gola me Laçin i mban të kuqtë në vendin e tretë, 2 pikë më pak se Kukësi kryesues. Skuadra e Starovës e dominoi 90-minutë-shin me lojë, por nuk pati forcën të gjejë golin. Pas rasteve të shumta gjatë gjithë lojës, ajo që do të mbahet mend është shtylla në sekondat e fundit. Goditja e bathës ishte e pafat për partizanin që sheh ti zbehen më shumë shpresat për titull.

Laçit mori një pikë që gjithsesi nuk e nxori nga zona e rënies nga kategoria por që i mban ende shpresat gjallë për mbijetesën në Superligë. Tashmë skuadra e Stavri Nicës ka 2 pikë më pak se Tirana në vend të tetë.

Tv Klan






Të ngjashme