Adoleshentja varroset për së gjalli
Ky është momenti kur një vajzë e re u nxor për së gjalli nga toka.
Khushboo Khatun, 19 - vjeç ishte rrugës për në shtëpi nga një market në Indi, kur tre meshkuj e kapën dhe e futën në një gropë rreth 1 metër të thellë përpara se t'i hidhnin dhe, e të largoheshin duke e lënë për të vdekur. Pamjet më lart tregojnë momentin kur banorët e zonës, në fshatin Govidpur e nxjerrin të renë e cila është thuajse pa ndenja. Ishin prindërit e vajzës që u shqetësuan për të, kur e reja nuk ishte kthyer në shtëpi. Babai i saj dalloi gropën pranë shtëpisë që sapo ishte mbushur me dhe, e kjo bëri që të dyshonte. 19 - vjeçarja kishte qëndruar më shumë se 2 orë nën tokë dhe po i merrej fryma. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë banorët e zonës thanë se shkak për këtë veprim është bërë një konflikt pronësie që familja e vajzës ka prej vitesh me një tjetër familje./tvklan.al