Ekspozitë e katër artistëve tajvanezë në Tiranë


Ekspozitë e katër artistëve tajvanezë në Tiranë

16:16 15/05/2014 tjavaniTë rrëfesh përmes fotografisë, një ngjarje që zhvillohet ndër vite. Këtë kanë bërë katër gra tajvaneze, në këtë ekspozitë të parë në Tiranë. Brenda një kuadri artistet sjellin për shembull, ciklet e jetës së një djali që nga barku i nënës e deri në moshën 15 vjeçare. Mbivendosja e imazheve tregon zhvillimin personal të njeriut, duke pasqyruar 16 vite jetë në një foto të vetme.

Ky realitet tajvanez në Tiranë, erdhi si një dëshirë e madhe, e artistëve për të prezantuar kulturën indogjene, në metropolin tonë, që çdo vit vizitohet nga të paktën 400 aziatikë. Në pamundësi për të qenë vetë për shkak të regjimit të vizave, ato zgjodhen t’i sjellin përmes një agjensie turistike.

“Dritë dhe hije” e problemeve tajvaneze, e peisazhit të një vendi me folklor të mahnitshëm dhe e kulturës shpirtërore pret vizitorët e saj deri në 27 Maj, në Muzeun Kombëtar.

Tv Klan

 





Të ngjashme