Berisha: Lumenj njerëzish në Tiranë, qeveria mbyll kufijtë
Tiranë, 13 Maj 2017 – Teksa mbështetësit e opozitës po grumbulloheshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ish – Kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale shkruajti se me dhjetëra shqiptarë janë bllokuar nëpër pikat kufitare, duke e konsideruar këtë si mbyllje të kufijve nga qeveria.
“
Revolucioni demokratik paqësor drejt rrugëve të Tiranës me lumenj njerëzish! Qeveria mbyll kufijtë! Dhjetëra mijëra shqiptarë bllokohen në Morinë, Qafë Thanë, Kapshticë dhe Kakavijë”.
Berisha nuk ka lënë pa komentuar edhe zgjedhjen e Kryeministrit Edi Rama për të udhëtuar drejt Vlorës.
“Edi Rama ikën herët nga Tirana në drejtim të Durrësit në makinë të blinduar, shoqëruar nga 25 makina dhe dy batalionë, një të Gardës e tjetrin të Policisë. Tirana pëllëmbë e njeri”.
/tvklan.al