Hapet sezoni turistik në Vlorë
Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin turistik. Kryetari i Bashkise Dritan Leli u shpreh se qyteti është gati për të pritur pushuesit. Një mbrëmje e menduar ndryshe nga vitet e tjera.
Muzike dhe fishekzjarrë.
Qytetare vlonjate u mblodhën ne sheshin e Lungomares për të çelur zyrtarisht sezonin turistik.
Nga koncerti kryebashkiaku Dritan Leli ftoi turistët të bëhen pjesë e Vlorës dhe ndryshimit të saj.
Aktivitetet kane nisur prej një javë.
Kampionati botëror i fluturimeve të lira, Aulona Folk Festival dhe koncerte me emrat më të njohur të muzikës u organizuan në pritje të vizitorëve të parë në qytetin bredgetar të Vlorës.
Tv Klan