Ultrasit e Interit largohen nga “San Siro”
Inter pësoi humbjen e 4 radhazi në kampionat përballë Sassuolos. 2-1 fitoi skuadra mike ne këtë takim.
Zikaltrit nuk po dinë të ngrihen madje zbritën në vendit e 8 të renditjes së Serie A. Të pranishëm në stadium, tifozët ultra të Interit në mesin e pjesës së parë të takimit, atëherë kur rezultati ishte ende 0-0 shpalosën banderola kundër futbollistëve të tyre.
Fillimisht ata hapën një banderolë të bardhë si për të thënë se asgjë nuk mund të kujtohet nga ky kampionat me mbishkrimin: Sezoni 2016 – 2017, një vello mëshire.
Më pas në shkallët ku qëndrojnë ultrasit u pa një tjetër banderolë ku shkruhej: “Duke qenë se mbështetjen tonë nuk mund ta meritoni…sot po ju përshëndesim dhe po shkojmë të hamë drekë.”
Të shitur dhe të padenjë ishin thirrjet e tifozëve në “San Siro”, të cilët gjatë gjithë ndeshjes shprehën pakënaqësinë e tyre me vërshëllima.
Më pas ultrasit u panë të largohen nga stadiumi duke i lënë bosh shkallët e pjesës veriore.
Veprimi i tyre u prit me duartrokitje nga pjesa e mbetur e tifozëve.
Sa për kronikën për Sassuolo shënoi dy herë Immello ndërsa për Interin Eder./Tv Klan