Putin luan piano teksa pret homologun kinez
Presidenti rus, Vladimir Putin, është filmuar duke luajtur disa akorde në piano teksa qëndronte në pritje të homologut të tij kinez, Xi Jinping, për bisedimet dypalëshe ne Forumin “Një Brez, Një Rrugë”.
64-vjeçari, ish-spiun i KGB-së, ka treguar aftësitë e tij në piano edhe pse në të kaluarën ka kultivuar kryesisht një imazh macho-je.
Edhe pse jo me të njëjtin talent si në Politike, Putin guxoi të luante pasazhe nga këngët e epokës sovjetike rreth Moskës dhe Shën Petersburgut.
Putin, ndodhet në Kinë në Samitin, një Brez një rrugë, ku diskutohet ajo që Kina e quan “Rruga e re e mëndafshit”. Plani i ri Kinez parashikon rreth 900 miliardë dollarë investime të planifikuara, kryesisht porte dhe hekurudha në Azi. /Tv Klan