Moti 15 Maj 2017


Moti 15 Maj 2017

08:30 15/05/2017

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit për ditën e sotme, herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira afat-shkurtër, më të mundshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Herë pas here do të ketë rrebeshe.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante, por të pranishme do të jenë gjithashtu vranësirat.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.






Të ngjashme