Kriza politike/ Zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee sot në Tiranë
Zv. Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee do të vijë sot Tiranë me përpjekjen për zgjidhjen e krizës politike dhe detyrën e negociatorit.
Hoyt Brian Yee do të zhvillojë disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit.
Pas dështimit të negociatave që kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha zhvilluan me zv.presidentin e PPE-së, McAllister, më 24 prill, vizita e Yee është dhe një mundësi e radhës që krerët politikë të gjejnë një zgjedhje./tvklan