09:41 16/05/2014Një biznesmen 55 –vjeçar është ekzekutuar në qendër të qytetit të Fierit. Agron Ymeraj është gjetur i pajetë këtë mëngjes, në makinën e tij, në një parking tek ish –MAPO.Trupi i tij u pikas nga roja i parkingut. Policia tha se ai është qëlluar disa herë me një pistoletë me silenciator, nga një distancë e afërt. Motivet e këtij krimi nuk dihen ende.Dy djemtë e tij u akuzuan dy vjet më parë për vrasjen e 60 –vjeçarit Koli Veshi, por u shpallën të pafajshëm.Ymeraj punonte prej kohësh në bizensin e pllakave.Pak ditë më parë, një tjetër bisnesmen që ushtronte aktivitetin në fushën e tregtimit të pllakave, u vra në qytetin e Beratit.TV KLAN