Zyrtari i lartë amerikan 50 minuta takim me Metën
Zyrtari i lartë amerikan Hoyt Brian Yee ka takuar për rreth 50 minuta kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në Kryesi.
Ky takim sikurse dhe ai me kryeministrin Rama kishte në qendër zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin që prej 18 shkurtit.
Më herët, Hoyt Yee është takuar për 80 minuta me kryeministrin Edi Rama, e më pas do të takohet edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha./tvklan.al