Merkel fiton bastionin e social-demokratëve
Partia e kancelares gjermane Angela Merkel ka mposhtur socialdemokratët e Martin Schulz në bastionin e tyre. Kristiandemokratët arritën të triumfojnë edhe në rajonin e Vestfalisë, i fundit land që voton për parlamentin lokal përpara zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit. Partia e Martin Schulz shpresonte të ruante hegjemoninë në rajonin më të populluar në Gjermani, pas dy humbjeve në dy lande të tjerë..
CDU-ja e Merkel fitoi 33% të votave të së dielës, ndërsa Social Demokratet siguruan 31.2%.
Rivali i kancelares Merkel për zgjedhjet e 24 shtatorit, ish-president i parlamentit europian, u propozua nëe janar si sfidant i saj, por sondazhet nuk e favorizojnë.
Edhe pse partia e kancelares Merkel duket të jetë në avantazh për zgjedhjet e shtatorit, do të jetë serish një koalicion i madh që do të përbëjë qeverinë kombëtare, në të cilën Social Demokratet janë një partneri i vogël.
Tv Klan