Shkodër, sekuestrohen 63 kg marijuanë
Policia e Shkodrës ka sekuestruar 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Nga ky operacion ka rënë në pranga Vilson Çuti, 34 vjeç, banues në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe.
Çutit i është gjetur droga gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./tvklan.al