Ushqimet që parandalojnë rënien e flokëve
Një shprehje thotë, “f
lokët e bukur dhe të shëndetshëm janë gjysma e bukurisë
”. Por, për t’i pasur të tillë duhet të kujdesemi dhe t’i trajtojmë. Jo gjithmonë blerja e produkteve të shtrenjta luan një rol primar për të pasur flokë të shëndetshëm. Nëse kujdeseni dhe për ushqimet që ju konsumoni do të vëreni që flokët tuaj nuk do të kenë më probleme më rënien dhe do të jenë më me shkëlqim. Këto janë disa nga ushqimet që ju duhet t’i konsumoni dhe më pas do të vëreni që flokët tuaj do të pësojnë ndryshim:
Veza, ky ushqim është një nga burimet më të mira të proteinave dhe një regjim i pasur ushqimor me proteina përkthehet në flokë të shëndetshëm të gjatë dhe të forte
Spinaqi është i pasur në vitamina, minerale, hekur dhe acide yndyrore të shëndetshme. Të gjitha këto kontribuojnë në shëndetin e flokëve dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
Salmon, acidet yndyrore omega 3 të gjendura me shumicë tek salmon trajtojnë rënien e flokëve që në nivel qelizor.
Bishtajoret, të pasura në proteina ushqejnë rrënjët e flokëve dhe parandalojnë elektrizimin e flokëve.
Frutat e thata janë të pasura në vajra esencialë që jo vetëm ushqejnë folikulat e rrënjët e flokëve , por hidratojnë dhe shkëlqejnë lëkurën e trupit.
Farat e kungullit janë një nga ushqimet më të mira, kur bëhet fjalë për shëndetin e flokëve. Kanë magnez, zink vitaminë E, vitamina B dhe kalcium.