Rama inspekton investimet në Shkodër
Gjatë një vizite në Shkodër, kryeministri Edi Rama pa nga afër investimet e bëra në spitalin e qytetit.
Më pas kreu i qeverisë ishte edhe në Razmë ku inspektoi qendrën e re turistike.
Duket se kryeministri Rama nuk le rast pa shigjetuar kryebashkiaken demokrate të Shkodres, Voltana Ademin.
Të njejtën gjë ka bërë dhe gjatë inspektimit të spitalit të këtij qyteti ku sipas ministrisë së shendetësisë në 3 vite janë kryer 5 milion dollar investime.
“
Kena ardh me t’falenderu se ke ba tana t’mirat për Shkodrën. T’rujt Zoti. T’pacim!”
Me batutë Kryeministri iu përgjigj:“Shkodrës s’i kam bërë gjë, i ka bërë Voltana.”
Punonjësja këmbënguli në falenderimin e saj: “
Voltana s’na ka ba kurrgjë. Ti i ke ba të tana.”
Tv Klan