Rama dhe Veliaj në Kopshtin 38, shërbejnë drekën për fëmijët
Kryeministri Edi Rama jo vetëm ka parë nga afër ndryshimin e Kopshtit numër 38 pas rikonstruksionit, por edhe ka shërbyer drekën për femijët që e frekuentojnë.
Në këtë shërbesë për fëmijët është bashkuar edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Dhe kur dreka ishte ne përfundim, kreu i bashkisë informoi kryeministrin mbi punën e bërë deri më tani me kopshtet dhe çerdhet.
Kopshti numër 38 gjendet në Rrugën e Qelqit në njësinë numër 6. Ai frekuentohet nga 130 fëmijë të moshë 3-6 vjeç.
/Tv Klan