BE, OSBE përshëndesin marrëveshjen për zgjidhjen e krizës


BE, OSBE përshëndesin marrëveshjen për zgjidhjen e krizës

10:59 18/05/2017

Zyra e Bashkimit Europian dhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri kanë përshëndetur sot arritjen e marrëveshjes që i jep fund krizës politike në vend dhe i hap rrugën pjesëmarrjes së të gjitha partive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Urime qeverisë dhe opozitës për Marrëveshjen! Prezenca e OSBE e gatshme të mbështesë fort Reformën Zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha prezenca e OSBE në Shqipëri në një postim në Twitter.

 

 

Ndërsa pak më vonë reagoi edhe zyra e Bashkimit Europian, me mesazhin “Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë.”






Të ngjashme