Ankimimi për 18 qershorin, Kolegji Zgjedhor shtyn vendimin për me 22 maj
Kolegji Zgjedhor, i mbledhur sot për të shqyrtuar ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për vlefshmërinë e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit, ka shtyrë vendimin për më 22 maj.
Vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi në Kolegj do të thirren të gjitha partitë e regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Më herët të enjten, Partia Agrare Ambjentaliste tërhoqi ankimimin e saj për të njëjtën çështje pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha mesnatën e mbrëmshme për zgjidhjen e krizës politike në vend, që i hap rrugë edhe pjesëmarrjes së partive opozitare në vend./tvklan.al