Brian Yee: Rusia po tenton të pengojë progresin e Ballkanit

Zagreb, 5.12.2016 - Zamjenik pomočnika državnog tajnika SAD-a za Europu i Aziju Hoyt Brian Yee tijekom razgovora s hrvatskim novinarima. Foto Hina/ Dario GRZELJ/ dag

Brian Yee: Rusia po tenton të pengojë progresin e Ballkanit

15:30 18/05/2017

Pas turit të tij në Ballkan, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetetit, Hoyt Brian Yee ka prezantuar qëndrimet e tij për situatën në rajon. Gjatë raportimit në  nënkomitetin amerikan për Europën dhe Euroazinë Yee foli për rrezikun e tensioneve  ndëretnike, që sipas tij, kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. Pas këtyre përpjekjeve tha ai qëndron Moska e angazhuar me mjete financiare dhe politike.

Stabiliteti ne rajon mbetet vulnerabel ndaj dhe ne nuk mund ta marrim për të mirëqenë demokracinë aty. Rusia po punon fort që të pengojë progresin në Ballkan. Rreziku i një konflikti të ri është në rritje, por me angazhim të plotë nga ana jonë dhe Bashkimi Europian, ne mund ta mbajmë Ballkanin në rrugën e integrimit atlantik.

Yee vlerësoi partneritetin me vende si Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova në luftën kundër terrorizmit dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara të forcojnë bashkëpunimin me këto shtete, që sipas tij, duan integrim më të thellë në Perëndim.

Ne vazhdojmë te kemi partnerë  në Ballkan, të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë.  Një bashkëpunim ekselent rajonal me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën shmangu sulmin terrorist ndaj skuadrës izraelite  dhjetorin e kaluar në Shkodër. Vendet e Ballkanit mund të na ndihmojnë, vetëm në qoftë se do të ketë stabilitet në rajonin e tyre

.”

I pyetur për Kosovën dhe marrëdhëniet me Serbinë, Yee u shpreh optimist se progresi është në rrugën e duhur.

/Tv Klan






Të ngjashme