Laç, breshëri automatiku ndaj biznesmenit


Laç, breshëri automatiku ndaj biznesmenit

15:53 16/05/2014 POLICIA1_5Pronari i një pike skrapi në Laç është qëlluar me breshëri automatiku mesditën e sotme. 55-vjeçari Gëzim Mehmetit ka marrë plumba në të dy këmbët. Ai është dërguar në spitalin ushtarak dhe është jashtë reziku për jetën.

Ndërkohë rreth 200 metra larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një automjet i djegur tip “Benz.

Sipas policisë, dyshohet se autorët, pasi kanë kryer plagosjen janë larguar dhe më pas i kanë vënë flakën automjetit me qëllim për të humbur gjurmët.

Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre. Nga hetimet paraprake dyshohet se ishin dy të rinj.

Tv Klan





Të ngjashme