Horoskopi 19 Maj 2017


Horoskopi 19 Maj 2017

08:08 19/05/2017

Dashi – Kjo nuk është një ditë për njerëz delikatë dhe të ndjeshëm si ju. Në fakt, fituesi me shumë mundësi do të jetë ai që ulërin më shumë dhe godet tavolinën. Do të ishte e zgjuar për ju të qëndroni pak larg situatave.

Demi – Mund të përjetoni probleme të vogla në dashuri sot. Mund të zbuloni se partneri juaj ka më shumë liri se ju i lejoni vetes. Në vend që ta ngacmoni, shkoni nga pas dhe udhëhiquni prej tij/saj.

Binjakët – Kjo mund të mos jetë dita juaj favorite. Por, është një ditë e mirë për të përcaktuar qëllime të reja personale dhe profesionale.

Gaforrja – Deri më tani jeni treguar kokëfortë duke bërë çfarë keni dashur pa u përpjekur të adresoni çështjen e mjeteve financiare. Edhe nëse duket shumë materialiste, është urgjente që ju ta merrni në konsideratë këtë çështje.

Luani – Mund ta gjeni veten përballë një situate në të cilën duhet të vendosni lidhur me një marrëdhënie. Ndoshta demonët e vjetër janë kthyer duke ju ngacmuar sa i përket lirisë, dhe ju keni shqetësime në këtë pikë. Mos i merrni parasysh sepse mund të pendoheni.

Virgjëresha – Nuk jeni avokat i punës me kufizime, kështu që sot do të jetë një ditë e mirë për ju. Liria më e madhe vjen nga disiplina. Nëse ia dilni, do të jeni të lumtur.

Peshorja –  Lëreni mënjanë mitin se nuk keni dhunti dhe mjete në dispozicion. Prova për këtë është se ju keni trupin. A po kujdeseni për veten? A po ushtroheni? Ju i trajtoni dhuntitë në të njëjtën mënyrë si trajtoni trupin.

Akrepi –  Nëse prisni që dikush të përmbushë nevojat tuaja mund t’ju duhet të prisni një kohë shumë të gjatë. Ndërmerrni hapat e duhur për të përmbushur veten. Nëse nuk e bëni, do të jeni komplet të varur, ç’ka nuk ju shkon për shtat.

Shigjetari – Nëse keni fëmijë, vështirësitë e tyre mund t’ju kujtojnë vështirësitë që keni kaluar ju. A ka ndonjë çështje që ju ka shqetësuar asokohe dhe ende ju shqetëson? Kjo mund të jetë koha e duhur për ta bërë këtë pyetje dhe mund të jetë me përfitim për të dashurit tuaj.

Bricjapi – Mos shkoni përtej mundësive sot. Nëse ju ndodh të jeni në mesin e disa personave që pëlqejnë të bëjnë shopping mund të ketë pasoja shkatërruese për portofolin tuaj. Ndoshta duhet të merrni me veten, vendosni një kufi harxhimesh si fillim.

Ujori – Do të përballeni me tensione sot. Dikush i afërt me ju, ndoshta partneri apo prindi juaj – duket se po përpiqet t’ju bindë të adaptoni një sjellje të cilën nuk e keni në qejf. Do të negocioni në mënyrë gjentile apo me forcë? E dyta ka më shumë gjasa të ndodhë, bëni sa mundeni ta kontrolloni veten.

Peshqit –  Nuk jeni në humor të mirë sot. Pas arritjes së qëllimeve të ditëve të fundit do të kërkoni pak paqe dhe qetësi. Por, tregohuni të arsyeshëm dhe prisni derisa të vijnë pushimet./tvklan.al






Të ngjashme