Berisha: Një pyetje për të “depolitizuarin” Çako
Ish- kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar fushatën e Partisë Socialistë e cila u mbajt pasditen e së enjtes në Tiranë.
Berisha i shtron një pyetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, duke i thënë se sa automjete janë sjellë nga rrethet për të qenë pjesëmarrës në miting.
Statusi i Berishës:
Një pyetje për të “depolitizuarin” Çako!
Sa autobuza, mikrobuza, automjete te tjera sollën dje nga rrethet pjesëmarrësit në mitingun e Ramës. Apo i ke sekret ato të PS?? sb
/tvklan.al