E majta merr kreun e Këshillit Bashkiak të Korçës


E majta merr kreun e Këshillit Bashkiak të Korçës

16:20 16/05/2014 korceI vetmi institucion që drejtohej nga të djathtët në Qarkun e Korçës u ka kaluar të majtëve. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Qarkut, e thirrur nga të majtët, këta të fundit kanë shkarkuar me shumicë votash kreun demokrat të këtij institucioni Landi Gusho dhe kanë emëruar në vend të tij Irena Nikën. Me të majtët kanë bashkuar votat edhe 3 kryetarë komunash dhe 1 këshilltar, që të katërt të Partisë Demokratike. Deputeti Edmond Spaho thotë se këshilltarët janë blerë dhe se standardet demokratike janë shkatërruar.

Kreu i komunës Moglicë, i cili kaloi tek e majta, thotë se ky ndryshim i pozicionit politik ishte bërë me vullnetin e tij të lirë.

Tv Klan

Me të majtën kaluan edhe 2 keshilltarët e tjerë të djathtë, të komunës Miras. Por ata e braktisën mbledhjen, për shkak të presionit dhe kërcënimeve, siç thotë kryetari i grupit të keshilltarëve të majtë.

 





Të ngjashme