Plagoset me armë zjarri punonjësi i SHISH
Tiranë, 19 Maj 2017 – Një punonjës i Shërbimit Informativ ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes.
Burime zyrtare sqarojnë se 48 – vjeçari i identifikuar vetëm me inicialet A.Q dhe me banim në Vorë ka shkuar në Spitalin e Traumës rreth orës 22:30.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është vetëplagosur.
Aktualisht 48 – vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e saj./tvklan.al