Horoskopi 20 Maj 2017


Horoskopi 20 Maj 2017

08:10 20/05/2017

Dashi – Ditë jo e mirë për ty Dash! Si në punë ashtu edhe në shtëpi do ta gjeni veten të detyruar të zgjidhni mes dy opsioneve, të cilët burimin e kanë tek ankthi. Situata do të përmirësohet në brenda disa ditësh.

Demi – Thuhet shpesh se energjia ushqehet me emocione të forta. Situatat që kërkojnë guxim janë të shkëlqyera për të kuptuar emocionet. Ky është çelësi për të kuptuar ditën përpara.

Binjakët – Do të mbështeteni tek aftësitë tuaja analitike për të naviguar në detet me stuhi, ku do ta gjeni veten sot. Nuk ka asnjë rrugë për t’iu shmangur stresit. Kjo është një mundësi për të vendosur të provë vetëbesimin tuaj. Sigurohuni që ia dilni.

Gaforrja – Duket se jeni i interesuar të ndiqni disa lloje trajnimesh. Mos mendoni se duhet të dini më shumë për të qenë një mësues i mirë. Në fakt, ndodh shpesh që gjatë mësimit mësuesi e mëson subjektin më mirë.

Luani – Muajin e fundit, ndoshta edhe më parë, keni menduar për aftësitë tuaja kreative. E keni zakon t’u ktheni shpinën aftësive tuaja, si në pikturë, fotografi apo shkrim, por pavarësisht kësaj ato aftësi janë aty. Njerëzit presin më shumë nga ju.

Virgjëresha – Do të futeni tek rrënjët e një problemi që keni pasur në mendje për një kohë të gjatë. Përgjigjja e pyetjes rreth identitetit tuaj nuk mund të gjendet tërësisht në historinë e familjes suaj. Ju jeni pjesë e gjeneratës ashtu sikurse edhe e familjes. Të dyja ju influencojnë.

Peshorja –  Sot do të jetë një ditë shumë e mirë për ju. Do të lini pas të kaluarën dhe do të fokusoheni më shumë tek e ardhmja. Duke qenë se jeni marrë tashmë prej shumë vitesh me një projekt, ju jeni specializuar në atë fushë.

Akrepi – Nganjëherë duhet të ktheheni në nivelin zero nëse doni që situata të bëhet më mirë. Kjo mund të jetë frustuese, por nëse qëllimi është të keni themele të sigurta, ia vlen. Mos u lidhni shumë me të shkuarën tuaj profesionale.

Shigjetari – Do të vijë momenti që nuk do të mund të luftoni më kundër transformimit që po kaloni në jetën profesionale. Sistemi në të cilin jetoni do t’ju fusë në një lloj rruge pa krye, por nuk është e thënë që kjo të jetë domosdoshmërish e keqe. Do të detyroheni të ndërroni rrugë, pavarësisht nëse doni apo jo. Por, ju me shumë gjasa do të doni ta bëni!

Bricjapi – Mos lejoni të liheni mënjanë nga gjëra të vogla sot. Duhet të futeni drejt e në zemër të problemit. Ka gjasa që nuk i keni marrë në konsideratë kushtet e punës dhe në vend të kësaj jeni përqendruar tek qëllimi që i keni vënë vetes. Bëni kujdes!

Ujori – Pak kohë më parë mund të keni bërë përpjekje për të avancuar në karrierë. Bëni kujdes që të mos humbni veten teksa përpiqeni të avanconi.

Peshqit –  Mund të keni pak vështirësi të harmonizimin me humorin e ditës së sotme. Zakonisht kur ziheni ngushtë dini si të manovroni dhe të shkoni në një vend të sigurt. Sot manovrat e zgjuara mund t’ju shterojnë, por mos u shqetësoni, do t’ia dilni./tvklan.al






Të ngjashme