Berisha denoncon “sulmin me gaz lotsjellës në Aluiznin e Durrësit”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një “sulm kriminal mafioz me gaz lotsjellës në Aluiznin e Durrësit”, të mbërritur nga “qytetari dixhital”.
“
Lexoni më poshtë mesazhin e sapo-mbërritur.
Qytetari dixhital denoncon:
Sulm kriminal mafioz me gaz lotsjellës ne Aluiznin e Durrësit. Lexoni me poshtë mesazhin e sapo-mbërritur.
22/05/2017, 15:40:33: Përshëndetje Doktor. Sapo po ndodh tani më Durrës në zyrat e Aluiznit është hedhur gaz lotsjellës. Ambulancat ikin e vijnë duke çuar personelin në spital. Dua të theksoj që ish-drejtori i Aluiznit sot ka dhen dorëheqjen por gjithë ditën me grupin e tij te LSI dhe bashkë me të birin e Lefter Kokës po grisin dosje pa fund. Deri sa ndodhi kjo e fundit tani. Duhet urgjent të ndërhyje prokurori A. Përqafime
”, shkroi Berisha në një status në Facebook./tvklan.al