“Masakrohet” gazetari për komentin tallës mbi sulmin në Manchester
Komenti i një gazetari amerikan ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale pasi ai ka bërë shaka me ngjarjen e rëndë ku vdiqën 22 persona mbrëmjen e djeshme në "Manchester Arena".
Sulmi terrorist ndodhi gjatë një koncerti të yllit me famë botërore Ariana Grande dhe mesa duket gazetari nuk e ka kursyer ironinë. “Fatkeqësi në Manchester Arena. Herën e fundit kur e dëgjova Ariana Grandes për pak sa nuk vdiqa dhe unë”, ka shkruar ai në Twitter. Në sulmin terrorist ndër të vdekurit gjendeshin edhe fëmijë, por gazetari nuk kishte qenë i informuar mbi impaktin e tragjedisë. Ai ka kërkuar menjëherë falje mbi postimin tij dhe u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave./tvklan.al