Nis punën komisioni i Vettingut
Nisi sot punën në parlament komisioni i parë “Ad Hoc”, prej të cilit do të duhet të dalë lista unike nga do të përzgjidhen anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit.
Kushtetuta dhe ligji e kanë të detajuar procedurën e ngritjes së organeve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si Vettingu.
Pritej vetëm ngritja e komisioneve me emrat e opozitës, e cila ka të njëjtin numër anëtarësh me mazhorancën në komisionet përzgjedhëse parlamentare.
Ky komision duhet të zgjedhë mes 193 aplikantëve që u kualifikuan nga Avokati i Popullit.
Tv Klan