Kandidatet për deputetë me të shkuar kriminale
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se në listën e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste nuk ka më persona që preken nga ligji i dekriminalizimit.
Kryeprokurori sqaroi se Partia Socialiste i hoqi nga lista kandidatët me probleme, pas verifikimit qe bëri organi e akuzës në listat paraprake që iu dërguan nga kryeministri Rama.
“Kryeministri ka kërkuar verifikimin e kandidatëve të tij nga ku ka rezultuar se disa prej tyre kanë patur probleme. Është konstatuar se në listat përfundimtare këta persona nuk janë përfshirë.”
Numri i akuzës i bëri këto komente gjatë konferencës ndërkombëtare për qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin.
Ai u pyet edhe për kërkesën e prokurorisë turke për të hetuar disa persona qe dyshohet se janë përfshire në grushtin e shtetit në Turqi.
Llalla foli dhe për krimet kompjuterike, duke thënë se ato janë kthyer në një shqetësim serioz për bizneset, qytetaret dhe institucionet shtetërore.
Tv Klan