Gjenden 3 thasë me drogë, autori në arrati


Gjenden 3 thasë me drogë, autori në arrati

18:19 23/05/2017

27 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga autoritetet në Karicë të Matit. Droga u gjet falë informacioneve të marrë në rrugë operative, që angazhuan blutë e Dibrës në një operacion të koduar “Liqeni”.

Kanabisi ishte futur në 3 thasë plasmasi, ndërsa autori i dyshuar, me iniciale L. B, sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Për këtë arsye, autoritetet vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij./tvklan.al






Të ngjashme