Vritet pjesëtari i ISIS-it nga Kosova
Një shqiptar nga Kosova, luftëtar i ISIS-it, është vrarë gjatë luftimeve të fundit në Siri.
Klan Kosova merr vesh nga burimet e saj nga organet e sigurisë se viktima është D.I. nga Mitrovica.
Klani po ashtu mëson se familja e të ndjerit tashmë ka hapur të pame në qytetin e tij të lindjes.
Sipas burimeve të televizionit, i ndjeri kohë më parë ishte kthyer në Kosovë, për të shkuar më pas përsëri në Siri.
Mësohet se D.I. kishte lidhje shoqërore me të akuzuarit në rastin “Badovci”.
Numri i kosovarëve të vrarë gjatë luftimeve në Siri deri më tani ka arritur në 50.