Kosova pushton Everestin
Alpinistët kosovarë, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga Klubi “Alpin Prishtina”, pushtuan Everestin dhe ngritën flamujt kombëtar e shtetëror në majën më të lartë të botës.
Ekspedita e parë e ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë Klub Kosovar, përfundoi me sukses, pothuajse pas dy muajsh përgatitjesh dhe aklimatizimi rrëzë malit më të lartë në botë. Kjo arritje është bërë me buxhet minimal. Me këtë arritje, alpinistët kosovarë arritën ta vënë Kosovën në listën e shteteve të botës që e kanë pushtuar majën më të lartë në botë. Ata kanë arritur pikën 8848 metra në të njëjtën datë – 22 Maj, e cila përkon me, Flutura Ibrahimi – Uta por që e kanë pasur të pamundur që të tregojnë për këtë sukses. /Klan Kosova