Vrau kushëririn në Greqi, Prokuroria: Burg përjetë Denis Zakës
Ky është Denis Zaka për të cilin Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm.
27-vjeçari nga Lushnja akuzohet për vrasjen e djalit të hallës së tij në Greqi gushtin e vitin e kaluar. Zaka ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe pritet t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm duke u dënuar me 35 vite burg.
Denis Zaka u prangos në Fier verën e kaluar pas denoncimit në policinë e Fierit të babait të Vladimir Murrizit se i biri ishte vrarë në Greqi. Autori i krimit u kishte thënë familjarëve të viktimës se atë e kishin vrarë gjatë grabitjes së një korrëseje bari.
Policia mori në pyetjes 27-vjeçarin, i cili në fund pranoi se ishte ai autori i krimit. Kushërinjtë kanë qenë nën efektin alkoolit dhe pas një sherri për motive banale Zaka e qëlloi disa herë me thikë Murrizin duke e lënë të vdekur në vend.
Ai e varrosi djalin e hallës së tij në një përrua dhe më pas sajoi historinë se ai ishte vrarë nga persona të tjerë.
Tv Klan