Ministri i Brendshëm takon kryeprokurorin Llalla


Ministri i Brendshëm takon kryeprokurorin Llalla

15:49 25/05/2017

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj zhvilloi  një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe është në vijim të takimeve që Demiraj ka zhvilluar me drejtues të institucioneve te sigurisë në vend. Në fokus të takimit me numrin një të akuzës  ishte koordinimi më i mirë ndërinstitucional për goditjen e  krimeve të rënda dhe krimit te organizuar në vend.

Një ditë më parë ministri i ri, zhvilloi një takim me Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku shpalosi  prioritetet kryesore të punës së tij lufta kundër kanabisit dhe garantimi i procesit zgjedhor ne 25 qershor.

Tv Klan






Të ngjashme