Sulmet amerikane vranë 105 civilë


Sulmet amerikane vranë 105 civilë

18:58 25/05/2017

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar se të paktën 105 civilë kanë humbur jetën në bombardimet që kreu në Mosul gjatë muajit Mars.

Komanda Qendrore amerikane tha se në objektiv të bombardimeve kishin qenë dy snajperë, militantë të Shtetit Islamik (ISIS).

Bombardimet shpërthyen eksplozivët që militantët kishin vendosur në godinë dhe si pasojë, vdiqën civilët që ndodheshin në katet e poshtme të ndërtesës që u shemb e tëra.

Komanda amerikane tha se në mesin e viktimave ishin edhe katër civilë që ndodheshin në një tjetër ndërtesë aty pranë.

Amerikanët u justifikuan duke thënë se ishte e pamundur për ta të parashikonin se kishte sasi aq të madhe eksplozivi në ndërtesën e vënë në objektiv.

Sipas hetimeve, eksplozivi i fshehur në ndërtesë ishte katër herë më i fuqishëm se bomba amerikane që e goditi. /tvklan.al






Të ngjashme