Sulmi në Manchester/ Një shqiptar i ndaluar nga policia
Policia deklaroi se po bëhet një progres i vazhdueshëm në “çmontimin” e rrjetit që fshihet pas terroristit të Manchesterit, ndërkohë që ndërmorën hapin e paprecedentë të ndalimit të shpërhapjes së informacionit mbi atrocitetin me FBI-në.
Sipas “New York Times”, është përhapur një krizë në “lidhjen e veçantë” midis policëve britanikë dhe Shtëpisë së Bardhë pasi rrjedhja e informacionit rrezikonte vazhdimësinë e hetimit.
Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, do udhëtojë sot në Britani për të shprehur solidaritetin e tij mbi ngjarjen e rëndë, gjë që shihet edhe si një përpjekje emergjente për të rregulluar “të çarat” në marrëdhënien anglo-amerikane.
Policia e Manchesterit Qendror deklaroi se është duke u bërë një bashkëpunim transatlantik mbi hetimet për Salman Abedin. Sipas një burimi anonim shumë të sigurt, ai ka krijuar një pajisje të dytë që ia ka kaluar një terroristi tjetër.
Gjatë hetimeve në shtëpinë e tij u gjetën shumë materiale shpërthyese kimike të mjaftueshme për të krijuar 3 bomba, sa ky burim konsiderohet si i vërtetë.
Policia e armatosur, e mbështetur nga ushtarët e forcave speciale, kreu dy bastisje të mëtejshme në dy banesa në Manchester gjatë mbrëmjes së të mërkurës.
Midis 8 njerëzve të ndaluar si të dyshuar në lidhje me sulmin është një shtetas evropian, me pasaportë shqiptare, i cili u arrestua në Wigan, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Natën e shkuar një njësi për çmontimin e bombave u drejtua në banesën e shqiptarit në Wigan pasi ishte dhënë alarmi për “posedim të materialeve të dyshimta”, të cilat më pas u sekuestruan.
Banesat në zonë u evakuuan dhe zona u rrethua me kordonë por më pas banorët u lejuan të hynin në shtëpitë e tyre.
“
Arrestimet që kemi kryer janë me rëndësi të madhe dhe mendojnë se na lidhin me hetimin e madh. Abedi i telefonoi së ëmës një orë para sulmit dhe i kishte kërkuar ta falte
”,- u shpreh Ian Hopkins, shefi i policisë së Manchesterit.
116 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, 75 prej të cilëve janë ende në spital dhe 23 prej tyre në gjendje kritike për jetën duke përfshirë në këtë bilanc edhe 5 fëmijë.
“The Independent”
Përktheu dhe përshtati: tvklan.al