Dhëndri i Trump në fokus të hetimit të FBI-së


Dhëndri i Trump në fokus të hetimit të FBI-së

14:55 26/05/2017

Dhëndri i Presidentit Donald Trump njëkohësisht këshilltari i tij, Jared Kushner, është vënë në fokus të FBI-së, në kuadër të hetimit për përfshirjen ruse në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se FBI mendon që Kushner di informacione të rëndësishme për hetimin.

Fakti që vëmendja e FBI është përqendruar mbi bashkëshortin e Ivanka Trump nuk do të thotë megjithatë se ai është i dyshuar për ndonjë vepër penale.

Avokati i Kushner tha se klienti i tij do të bashkëpunojë me çdo kërkesë të hetuesve.

“Washington Post” shkruan se sipas burimeve te saj, hetuesit e FBI janë të interesuar sidomos për takime që Jared Kushner ka pasur vitin e kaluar me ambasadorin e Rusisë në SHBA, Sergei Kysliak dhe një bankier nga Moska.

Kushner më herët ka pranuar të japë informacione për takimet e tij me rusët para komitetit të inteligjencës në senat./ TV KLAN

 






Të ngjashme