Kategoria e Parë, Kamza shpallet kampione
Kamza fitoi titullin kampion të Kategorisë së Parë. Skuadra e Ramadan Ndreut ia doli të mundë Lushnjen në finalen e zhvilluar në Elbasan vetëm pas goditjes së penalltive.
Koha e rregullt dhe pjesët shtesë u mbyllën pa gola. Lushnja gaboi më shumë te goditjet e 11-metërshave, ku Kamza e mbylli në kryesim 4 – 3.
Të dy ekipet e mbyllën në krye të grupeve të tyre, duke fituar të drejtën që sezonin e ardhshëm të marrin pjesë në Superligë./Tv Klan