Dhëndri i Trump kërkoi linjë komunikimi me Rusinë

FILE - In this Jan. 23, 2017, file photo, White House Senior Adviser Jared Kushner listens at right as President Donald Trump speaks during a breakfast with business leaders in the Roosevelt Room of the White House in Washington. Kushner has been a power player able to avoid much of the harsh scrutiny that comes with working in the White House, but he's found that even the president's son-in-law takes his turn in the spotlight. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais, File)

Dhëndri i Trump kërkoi linjë komunikimi me Rusinë

13:00 27/05/2017

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, është vënë në qendër të hetimit të FBI-së, pasi ka kërkuar një linjë sekrete komunikimi me Rusinë, për të shmangur përgjimet e shërbimeve amerikane.

Lajmi për përfshirjen e njërit prej këshilltarëve më të ngushtë të Trump, vjen nga Uashington Post dhe Nju Jork Tajms. Dy gazetat prestigjioze amerikane shkruajnë se bashkëshorti i Ivanka Trump ia ka kërkuar linjën sekrete të komunikimit me Moskën, ambasadorit rus në Uashington, Sergei Kisliak, vetëm një muaj pas fitores së Trump në presidenciale. Sipas të dhënave të fundit të dy gazetave që citojnë zyrtarë të lartë amerikanë, Kushner kërkonte një linjë direkte me Moskën, duke shfrytëzuar kanalet e komunikimit të diplomacisë ruse në SHBA. Në takimin me ambasadorin rus, shkruan WP, ka qenë i pranishëm edhe ish-këshilltari i Sigurisë së Trump, Michael Flynn.

Kushner ende nuk e ka komentuar akuzën e rëndë të bërë nga mediat. Dhëndri i presidentit amerikan, së bashku me vajzën e parë Ivanka Trump, ishin pjesë e delegacionit që shoqëronin Trumpin në udhëtimin e parë jashtë SHBA-ve, por iu desh të riktheheshin më shpejt për shkak të skandalit të fundit. Jared Kushner është vënë në lupën e hetuesve federalë për çështjen  “Russiagate”, ndikimin e Kremlinit në zgjedhjen e Donald Trump. Hetuesit besojnë se ai ka informacione të rëndësishme në lidhje me çështjen./TV KLAN






Të ngjashme