Pranga të riut shqiptar, përdhunoi e mbylli në bodrum të fejuarën


Pranga të riut shqiptar, përdhunoi e mbylli në bodrum të fejuarën

11:49 30/05/2017

Për muaj me radhë ai e përdhunonte dhe e dhunonte, madje në një rast e kishte mbyllur edhe në bodrum, ku e kishte lënë për ditë me radhë. Është kjo historia e një vajze të re italiane, e cila ka marrë më në fund ndihmën e policisë.

Sipas mediave italiane, autoritetet kanë prangosur të hënën një 24 – vjeçar shqiptar, i cili banonte në Monza. Mbi të rëndojnë akuzat për dhunë seksuale, rrëmbim personi, dhunë e persekutim, ndaj të fejuarës së tij.

Sipas denoncimit të studentes 21 – vjeçare, dhuna ka ndodhur mes Shtatorit të 2012 -ës dhe fundit të 2013 -ës. Në një rast, shqiptari e kishte marrë me dhunë dhe si dënim pas një zënke e kishte mbyllur për ditë të tëra në bodrum.

Dyshja mësohet se ishte njohur kur vajza ishte 12 – vjeç dhe që prej 2012 -ës kishin nisur të frekuetoheshin seriozisht. Sërish sipas denoncimit të 21 – vjeçares, i fejuari kishte nisur të shfaqte shenja agresiviteti dhe dhuna kishte qenë prezente gjatë gjithë kohës së lidhjes së tyre, e cila mori fund kur vendosi kështu i riu shqiptar.

Por ai nuk e la me kaq. Nga vitit 2015 e deri në fillim të këtij viti, 24 – vjeçari kishte tentuar që të rivendoste lidhjen me vajzën. E frikësuar prej tij, ajo mësohet se vendosi që ta denonconte.

Sipas mediave të vendit fqinj, hetimet e policisë, që përfshinë edhe bisedat telefonike e ambientale, konkluduan në fund se deklaratat e të resë ishin të vërteta./tvklan.al






Të ngjashme