Basha: Nuk do pranojmë pazar me PS dhe LSI
Në ndalesën e tij në Gjirokastër, kreu i demokratëve Lulzim Basha sulmoi qeverisjen PS-LSI.
Basha tha se PD nuk do të pranojë asnjë pazar me këtë dy forca politike.
“
PD nuk do të pranojë asnjë pazar me ta. Ejani ti japim fund pazarit të ndyrë me ta. Ky është momenti për tu rikthyer në PD. Për të ikur nga pazari i fëlliqur. Hidhjani në fytyrë karta dhe eja në shtëpinë tuaj në shtëpinë e lirisë. Kështu e duan shtetin këta. Edi Rama ndihet i fortë për sa kohë ai është i fortë. Ilir Meta është në rregull për sa kohë ka në rregull pazarin. Po të ftoj këtu nga Çerçiz Topulli në debat Televiziv eja dhe tregoju shqiptarëve që kanë pyetje për ty dhe për mua. Eja dhe të na pyesin shqiptarët”.
Ndërsa më herët nga Berati ku hapi fushatën elektorale, Lulizm Basha tha se ka qenë i qartë e i vendosuri në zgjedhjet që ka bërë për të lënë jashtë listës figura të njohura të Partisë Demokratike e për të sjellë në 25 qershor një ekip të ri fitues.
“
Ishte koha për t’i marrw dhe nuk I heq as presjen, një ekip i ri me frymëzim tw ri për Republikën e re ku do ta gjej veten çdo shqiptar. Bashkohuni tw gjithë me projektin e Republikës sw re.”
Krahas Beratit, kreu i demokratëve u ndal edhe në Urën Vajgurore e Kuçovë, ku kërkoi votën e banorëve të këtyre zonave në 25 qershor.
Tv Klan