Bizneset ankohen për skanimin në Dogana


Bizneset ankohen për skanimin në Dogana

15:13 31/05/2017 https://youtu.be/op3MohG43MA

Një takim i nisur me grupet e biznesit për të prezantuar dispozitat e reja të Kodit Doganor ka përfunduar në shqetësime konkrete që sipërmarrësit kanë me doganat.

Problemi kryesor për ta është rritja e kostove për skanimin e mallrave nga kompania koncesionare, e cila ndryshe nga sa thuhet në kontratë, mban tarifën 22 euro për kontenier dhe jo për çdo deklaratë doganore.

Sipërmarrësit kërkuan që Drejtoria e Doganave të zgjidhë problemin e orareve në pikat kufitare, të cilat në shumë raste lenë në pritje biznesin dhe i ngarkojnë atij kostot e magazinave dhe dëmtimit të produkteve.

Tv Klan






Të ngjashme