
Rama: Pas 25 qershorit, jo qeveri me dy timona
Edi Rama thotë se shqiptarët kanë një arsye madhore për t’a votëbesuar atë dhe jo Lulizm Bashën në 25 qershor. Edhe nga Rrësheni ku hapi fushatën elektorale të Partisë Socialiste nuk la rast pa e thumbuar kreun e Partisë Demokratike.
“Luli kujton se unë them barcaleta po e kam me vërtetë, Luli fle gjumë. Ka ndodh që të vonohet me gjet kandidat pse? Se Luli fle gjumë”.
Pushteti thotë se i duhet për të çuar përpara reformat e ndërruara në katër vite, por kësaj radhë kërkon të jetë i vetmi timonier i qeverisë së dalë pas 25 qershorit.
“
Është koha t’i japim fund një historie tifozllëku për partitë. Ju bëj thirrje t’i lenë mënjanë tifozllëqet dhe fanellat e partive për t’i dhënë timonin Partisë Socialiste dhe pa na detyruar që të mbajmë të tjerë në prehër që përpiqen ta lëvizin timonin për 100 arsye……”
Më herët nga Lezha ku zhvilloi një aktivitet me sipërmarrës Rama vlerësoi edhe sukseset e koalicionit me LSI-në edhe pse tha se ajo vleu vetëm për katër vite qeverisje.
“4 vjet ka funksionuar shumë mirë pavarësisht çfarë thuhet, por 4 vjet tani e duam për vete nëse duam shtet dhe jo se duam më shumë pushtet për vete…”
Ndërsa fermeleve të Lezhës në një tjetër takim Rama iu premtoi përmbylljen e procesit të dhënies së titujve të pronësisë.
Tv Klan