Kandidati i PD-së: Jam i zhgënjyer nga Basha, kthehem në PS
Një ditë pasi Partia Demokratike dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e plotë të kandidatëve të saj për deputetë, Lefter Maliqi vendos të largohet nga ekipi i Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale kandidati i tretë në listën e PD-së në Berat, pas zhgënjimit nga Lulizm Basha vendos të bashkohet me Partinë Socialiste. “Ofertat e Bashës ishin qesharake, të majme dhe mosbesuese, të papranuara nga mua në takim me të dhe me të tjerë të futur nga ai. Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave të votuesve të mi që ishin të zhgënjyer nga Basha kërkuan me vendosmëri që mos të punoja më për Ufo e Kuqo por të bëhesha bashkë me ta. Ata vendosën të ktheheshin ku kishin qenë para 2009-ës, tek Partia Socialiste dhe përgjigja ime është; do jem si gjithmonë me ju. Jam tepër i qetë në vendimin që mora, pasi po vë interesat e votuesve të mi Lapardha-Lumas, Kuçovë e Berat para mashtrimit, shkatërrimit, zhgënjimit nga PD-ja e përfaqësuar nga Ufo e Kuqo. Më herët nga listat e Partisë Demokratike u larguan edhe dy deputetët e Shkodrës Ramiz Çoba e Helidon Bushati .Në Dibër u largua aleati i PD-së, kreu i PLL-së, Sulejman Gjana, si dhe Sazan Guri nga Berati./Tv Klan