Berisha: Bajrami, i afërm me politikanë pranë Ramës
Berisha: Bajrami, i afërm me politikanë pranë Ramës
Shpërndaje
16:38 18/05/2014Ish–kryeministri Berisha ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij të bërë një ditë më parë për ngjarjen e Divjakës, pas reagimit që bëri Ministria e Brendshme. Teksa e quan reagimin e Ministrisë një përpjekje të dështuar pas përralles së mushkonjave për të fshehur narkotrafikun e modelit kolumbian, ish –kreu i qeverisë deklaron se: "Së pari, piloti italian Riformato, me urdhër nga lart, ka hyrë dhe dalë nga pika kufitare e Rinasit pa u regjistruar nga sistemi TIMS, gjë e cila nuk lejohet as për Presidentin apo Kryeministrin e vendit.Mohimi i këtij fakti nga Rama veçse dëshmon implikimin e tij në mos regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të rilindasit të tij ajror Riformato, duke besuar se atij nuk do t’i thyhej rrota në Divjakë dhe se hyrja dhe dalja e tij nga Shqipëria do mbetej top sekret.Së dyti, ka prova dhe dëshmi të pakundërshtueshme se drejtoresha e Albkontrollit, Balluku, bashkëpunetorja e ngushtë e Ramës, me porosi të tij, ka kërkuar të marrë në menaxhim dhe pronësi të Albkontrollit Sallonin e Vipave në Rinas.Ndaj dhe Rama gënjen kur e mohon këtë dhe përpiqet të fshehë qëllimin e mbrapshtë të këtij projekti.Së treti, Sajmir Bajrami është Sajmir Bega, por jo pa qëllim fsheh mbiemrin e vërtetë, Bega, pasi ka lidhje të forta me politikanë shumë afër kryeministrit. Kështu që ndërrimi i mbiemrit është i vërtetë, por kjo nuk i intereson Ramës që të merret vesh.Së katërti, oficer të ndërgjegjshëm dhe me integritet të lartë si dhe plotësisht të besueshëm të qarkut të Fierit kanë pohuar për opozitën se ne tre raste, para datës 10 maj, kanë parë avion të ulur në rrugën e fshatit Bedat dhe janë urdhëruar që të mos merren me to.Rama nuk përgenjeshtron këtë fakt, por inicialet O.M. sipas tij në qarkun e Fierit nuk ka oficer me këto iniciale. Natyrisht Rama kërkon emrin e vërtetë të oficerit që ta arrestojë me SHKB-në e Tahirit, duke e shpallur agjent të opozitës siç arrestoi oficerin që kapi kushurinjtë e Tahirit me 1 kuintal drogë dhe njoftoi partnerët".Ish –kreu i qeverisë e mbyll deklaratën e tij duke thënë: "Me këtë rast dua t’i them Ediskobarit se ne nuk do shesim kurrë tek ai dëshmitarët si dhe garantoj çdo dëshmitar se duke bërë publike, por dhe të disponueshme për institucionin e akuzës informatat e tyre, ata do gëzojnë mbrojtje të plotë të burimit të informimit nga Rama dhe baronët e drogës në qeveri".TV KLAN