Konkursi i merr jetën


Konkursi i merr jetën

22:15 31/05/2017

Një burrë ka vdekur, pasi mori pjesë në një konkurs të organizuar nga një supermarket në Rusi. Konkurrentët zhvilluan një garë se kush do të konsumonte më shumë alkool.

Konkursi i çuditshëm u zhvillua në qytetin e Volgodonskut në rajonin Rostov Oblast të Rusisë dhe u organizua nga një supermarket lokal, i quajtur Saveliy.

40 burra morën pjesë në konkurrimin e "vodka-s". Fituesi i konkursit do merrte 10 shishe me vodka.

Por, vetëm disa minuta pas përfundimit të konkursit disa pjesëmarrës janë ndjerë keq dhe janë dërguar në spital, por njëri prej tyre nuk ka mundur të shpëtojë. Britanikja "

Mirror

", shkruan se konkuruesi kishte pirë 3 shishe me vodka. 

Policia ka filluar të hetojnë supermarketin që ndërmori këtë nismë duke zhvilluar një konkurs pijesh alkoolike, i cili i shkaktoi vdekjen një personi, si dhe ka ngritur akuza për shkelje të një ligji reklamimi që ndalon çdo veprim që nxit konsumimin e pijeve alkoolike./tvklan.al

 

 





Të ngjashme